Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në raportin e saj për pandeminë,njoftoi dje 3.209 raste të reja me covid-19,ndërsa numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi arriti në 82.034.

564 raste të infektuar me covid-19, u regjistruan në Athinë, 905 raste në Selanik, 111 në Imathia, 101 në Kilkis, 166 në Pella, 95 në Drama dhe 207 në Larisa. Në njësitë e terapisë intensive mosha mesatare e pacientëve ka rënë ndjeshëm, pranimet ditore janë më shumë sesa daljet dhe shtretërit janë pothuajse të plotësuar.

480 pacientë me moshë mesatare 65 vjeç janë të shtruar në njësitë e terapisë intensive dhe 81,0% prej tyre ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç, ndërsa 410 pacientë kanë dalë nga spitali.

Gjithashtu në 24 orët e fundit u regjistruan 60 vdekje dhe numri i viktimave të koronavirusit në të gjithë vendin tashmë është 1288.

Në mbledhjen e gjerë që u zhvillua nën drejtimin e kryeministrit Kyriako Mitsotaki në Pallatin Maximou morrën pjesë të gjithë ministrat kompetentë, profesori Sotiri Tsiodra, Presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Panagiotis Arkoumaneas dhe zëvendës/ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, u shqyrtuan të gjitha të dhënat për gjëndjen shëndetësore kryesisht në Greqinë Veriore, duke lënë të hapur mundësinë për masa të tjera, të tilla si mbyllja e kufijve tokësore për të frenuar përhapjen e koronavirusit.