Numri i viktimave të koronavirusit në Greqi është përsëri dyshifror, ndërsa i të infektuarve me covid-19 është mbi 400.

Konkretisht dje Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 11 vdekje dhe 438 raste të reja me covid-19, nga të cilat 42 janë nga jashtë.

Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi është 25.802, nga të cilat 55,6% janë burra.

85 pacientë janë të shtruar në spital në gjendje kritike dhe 94.1% prej tyre ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç.

Gjithashtu deri më sot kanë dalë nga spitali 258 pacientë dhe numri i viktimave të koronavirusit tashmë në të gjithë vendin është 520.