Sipas të dhënave që publikoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit u konfirmuan 698 raste të reja me covid-19,nga të cilat 324 në Attikë, 56 në Selanik dhe 62 në Ahaia. Në Greqi, numri i përgjithshëm i rasteve me covid-19 është 172.824.

Gjithashtu 26 pacientë humbën jetën nga COVID-19,ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6152
viktima të koronavirusit.95,6% kishte një sëmundje ose ishte mbi 70 vjeç.

299 pacientë kurohen në klinikat e terapisë intensive. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç. 87,3% ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, 1224 pacientë kanë dalë nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për shkak të fenomeneve të motit të keq, anulohet për sot vaksinimi i qytetarëve në të gjitha qendrat e vaksinimit të Attikës.Qytetarët që kanë planifikuar vaksinimin e tyre për sot do të njoftohen se kur do të vaksinohen.