Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje 715 raste të reja me covid-19. Nga këto 260 raste janë në Attikë, 84 në Selanik dhe 52 në Janinë.

Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi është 31.496, ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 7 vdekje të tjera dhe 581 është numri i viktimave që humbën jetën nga koronavirusi. Mosha mesatare e personave që vdiqën ishte 79 vjeç dhe 96,2% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

Gjithashtu 95 pacientë me një moshë mesatare 65 vjeç janë në gjëndje të rëndë në spital dhe 274 pacientë kanë dalë nga spitali.