Sipas njoftimit përkatës për pandeminë,të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit u konfirmuan 716 raste të reja të infektuar nga koronavirusi (COVID-19).Numri i përgjithshëm i rasteve është 154796, nga të cilat 52.1% janë burra.

268 persona janë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 86,2% e pacientëve që kurohen në klinikat e terapisë intensive ka një sëmundje ose janë të moshës mbi 70 vjeç. 1095 pacientë kanë dalë nga spitali që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu me vdekjen e 18 peronave të tjerë nga COVID-19, numri i viktimave në Greqi është gjithsej 5.742. Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 79 vjeç dhe 95,5% kishin një sëmundje kronike ose ishin mbi 70 vjeç.