Sipas njoftimit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik,në 24 orët e fundit u konfirmuan 755. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar nga koronavirusi në Greqi është 174.659, nga të cilat 51.8% janë burra.

Gjithashtu 13 persona humbën jetën nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave gjithsej në 6194, ndërsa 95.6% kishte një sëmundje ose ishte mbi 70 vjeç.

313 pacientë kurohen në klinikat e terapisë intensive. Mosha mesatare e tyre është mbi 70 vjeç dhe 86,9% kanë një sëmundje ose janë mbi 70 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë kanë dalë nga spitali 1246 pacientë.