Sipas të dhënave që raportoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit në Greqi u konfirmuan 816 raste të reja të infektuar nga koronavirusi,48 vdekje dhe 399 pacientë të shtruar në klinikat e terapisë intensive.

Në Attikë u regjistruan 324 raste me covid-19 dhe 99 në Selanik. Numri i përgjithshëm i rasteve është 142.267, nga të cilat 52.3% janë burra.

Konkretisht,399 pacientë janë të intubuar, ndërsa mosha mesatare e tyre është 68 vjeç. 82,7% e pacientëve ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç.

Gjithashtu, u regjistruan 48 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e viktimave në 5.099. Mosha mesatare e pacientëve që humbën jetën nga koronavirusi ishte 79 vjeç dhe 95,5% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.912 pacientë kanë dalë nga spitali që nga fillimi i pandemisë.