Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik publikoi dje 866 raste të reja me covid-19 në Greqi. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar nga koronavirusi tashmë është 146.020, nga të cilat 52,2% janë burra.

337 pacientë janë të shtruar në klinikat e terapisë intensive, ndërsa mosha mesatare e tyre është 68 vjeç. 85,8% e pacientëve ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 27 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e viktimave të koronavirusit gjithsej në 5.329. Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 79 vjeç dhe 95,5% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

Gjithashtu 977 pacientë kanë dalë nga spitali që nga fillimi i pandemisë.