Dy njerëz vdiqën sot nga koronavirusi i rrezikshëm, duke e rritur në 22 numrin e viktimave në vendin tonë. Mosha mesatare e viktimave është 75 vjeç,nga të cilët 18 janë burra dhe  4 gra.

Sipas informimit të përditshëm të zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesor i Sëmundjeve Infektive Sotíri Tsiódra, sot janë konfirmuar 78 raste të reja duke e çuar në 821 numrin total të të infektuarve nga koronavirusi.

Z. Tsiodras gjithashtu theksoi se nuk ka rritje të madhe eksponenciale në rastet e reja.