Të moshuarit që u diagnostikuan pozitivë për koronavirusin transferohen në spitalet e kurimit të covid-19, pasi në një azil të të Moshuarve në Ágio Panteleímona u konfirmuan 40 raste të prekur nga koronavirusi.

Këtë strukturë e vizituan kryetari i Komitetit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialist i sëmundjeve infektive Sotíris Tsiódras dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile Níkos Chardaliás.

“Infektimi në ambiente të tilla që nuk shkojnë vizitorë zakonisht bëhet nga personeli “, theksoi ndër të tjera Sotíris Tsiódras. Gjithashtu tha se gjëndja e pandemisë në Athinë është shqetësuese.

Në të njëjtën kohë, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje 354 raste të reja me covid-19 dhe 3 vdekje të tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar nga koronavirusi në Greqi arriti në 18.475.