Në takimin e kryeministrit Kyriáko Mitsotáki me specialistët e sëmundjeve infektive pritet të merren vendime për masa të reja të mundshme pas rekordit të ri negativ të rasteve të koronavirusit, që u regjistrua dje në vend.

Nga 372 rastet e reja, 133 u konfirmuan në Attikë, ndërsa 114 në një fabrikë konservimi në Giannitsá.

Profesorja e Epidemiologjisë Athiná Linoú tha në televizionin publik ERT, se përdorimi i maskës në të gjithë Greqinë duhet të vendoset menjëherë. Zonja Linoú theksoi se duhet të rritet menjëherë numri i itinerareve në Mjetet e Tranportit Publik dhe të jetë më i shpeshtë pastrimi i trenave, autobusëve dhe veçanërisht i shkollave.

Duke u referuar në hapjen e shkollave të Hënën 14 Shtator, ajo përsëriti se numri i nxënësve në klasat nuk duhet të jetë mbi 15 fëmijë dhe le të reduktohet procesi arsimor.