Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi dje se u konfirmuan 667 raste të reja me covid-19.

Në Greqi numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirusi është 26. 469, ndërsa 87 pacientë janë në gjëndje të rëndë në spital. 93,1% prej tyre ka një sëmundje ose është mbi 70 vjeç dhe 260 pacientë kanë dalë nga spitali.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 vdekje të tjera dhe 528 është numri total i viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 79 vjeç dhe 96,2% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.