Sot në mëngjes filluan vaksinimet për grup moshën 60 deri në 64 vjeç.
Gjithashtu nga sot, janë të hapura dy qendra të reja vaksinimi në Attikë në qendrën Helexpo në Marusi dhe në Selanik, në ambientet e Ekspozitës Ndërkombëtare.

Tashmë, 200.000 qytetarë të moshës 60 deri 64 vjeç, kanë mbyllur një takim për tu vaksinuar me vaksinën e AstraZeneca.Gjithashtu është hapur dhe platforma për vaksinimin e grup moshës 75 deri 79 vjeç, me vaksinat e Pfizer/BioNTeck dhe Moderna.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi të Dielën, 662 raste të reja të koronavirusit, 301 të intubuar dhe 23 vdekje.Në Greqi, numri i përgjithshëm i rasteve me covid-19 arriti në 172.128, nga të cilat 51.9% janë burra.
Gjithashtu u regjistruan 23vdekje nga COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6126 vdekje. 95,6% kishte një sëmundje ose ishte mbi 70 vjeç.

301 pacientë janë të shtruar në klinikat e terapisë intensive. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç. 86,7% ka një sëmundje kronike ose është mbi 70 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, 1218 pacientë kanë dalë nga spitali.Mosha mesatare e personave të infektuar nga koronavirusi është 44 vjeç, ndërsa mosha e pacientëve që humbën jetën nga koronavirusi është79 vjeç.