Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias në telekonferencën e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE-së theksoi :«Fatkeqësisht me përgjegjësinë e Turqisë, nuk duket se ka mundësi për një dialog pozitiv me Turqinë».

«Bashkimi Evropian duhet të përgatisë dhe miratojë menjëherë masat e duhura, që do të detyrojnë Turqinë të respektojë të drejtën ndërkombëtare», vuri në dukje shefi i diplomacisë greke.

Vendimet përfundimtare për sjelljen e Turqisë do të merren në Samitin e Dhjetorit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se gjërat me Turqinë nuk janë zhvilluar siç dëshirojmë.