«Dritë jeshile» dhe nga Këshilli Evropian për Programin SURE që mbështet punësimin.

Shtetet anëtare përmes këtij programi mund të marrin hua deri në 100 miliardë euro dhe me kushte shumë të favorshme.

Siç theksohet në njoftimin përkatës të Këshillit Evropian, programi SURE u ofron shteteve – anëtare mundësinë, që të kërkojnë ndihmë financiare nga BE, për financimin e rritjes së shpenzimeve publike për masat e mbështetjes së punësimit.

Programi SURE është një nga tre akset në rrjetin panevropian të sigurisë prej 540 miliardë euro për vende të punës dhe punonjës, bizneset dhe shtetet-anëtare për të cilat u arrit një marrëveshje midis ministrave të Financave të BE-së në mbledhjen e Eurogroupit më 9 Prill 2020.

Udhëheqësit evropianë miratuan raportin e Eurogroupit më 23 Prill dhe masat prej 540 miliardë euro do të vihen në zbatim më 1 Qershor- 2020.