E gjithë vepra artistike e piktorit të rëndësishëm grek Giánni Mórali paraqitet përmes 200 veprave të tij në muzeun Benáki.

Këto 200 piktura u mblodhën nga koleksione publike dhe private, shumë prej të cilave paraqiten për herë të parë për publikun.

Ekspozita retrospektive e piktorit të rëndësishëm grek Giánni Mórali në Muzeun Benáki, është vizituar deri tani nga mbi 35.000 vizitorë, nga të cilët 2.950 janë fëmijë të të gjitha moshave.

Pjesëmarrja gjithnjë e në rritje e vizitorëve, por dhe interesimi i madh i tyre çuan në një vendim të përbashkët midis institucioneve që bashkëpunojnë në organizimin e ekspozitës (Muzeu Benáki, Pinakoteka Kombëtare, Fondacioni Kulturor i Bankës Kombëtare etj.) për zgjatjen e kohës së saj deri të Dielën, më 10 Shkurt 2019.

Gjatë periudhës që do të vazhdojë ekspozita, do të jetë për vizitorët në dispozicion një «shoqërues akustik» në greqisht dhe anglisht, bazuar në 23 vepra të zgjedhura të Giánni Mórali.

Qëllimi i ekspozitës është që të paraqitet në tërësi vepra e Giánni Mórali dhe kështu të zbulohet universi vizual i tij. Shtrirja e saj është kronologjike dhe ndjek Moralin nga viti 1930 deri në vitin 2000.

Vizitori në këtë ekspozitë ndjek ecurinë e zhvillimit të Giánni Mórali: vitet e tij si një student i talentuar në Shkollën e Arteve të Bukura, marrëdhëniet e tij me mësuesin e tij Giánni Kefallinó, vazhdimin e studimeve të tij në Romë dhe Paris së bashku me shokun e tij të ngushtë Níko Nikoláou, vitet e vështira të pushtimit, njohjen e tij fillestare nga publiku, zgjedhjen e tij si profesor në Shkollën e Arteve të Bukura dhe bashkëpunimin e tij me Teatrin e Artit dhe Teatrin Kombëtar.