Janë arrestuar përkohësisht dy gazetarë të kanaleve private televizive Star dhe Alpha në Nju Jork, të cilët të maskuar kanë ndjekur ministrin e shtetit, Níko Pappá, që bën një vizitë zyrtare në SHBA.

Sipas një publikimi të transmetuar nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, të dy korrespondentët fillimisht i deklaruan autoriteteve të policisë se janë pjestarë të misionit të Kryeministrit grek dhe më pas ata u lanë përkohësisht të lirë.

Sipas informacioneve, ata do të ndiqen penalisht për falsifikim, pasi pijet që kanë konsumuar i kanë ngarkuar në emrin e një pjestari që shoqëron ministrin grek, duke fallsifikuar nënshkrimin e tij.

Ministri i Shtetit, Níkos Pappás në një deklaratë të tij tha: «Është e qartë se përgjegjësia e gazetarëve që vendosën të bëjnë këtë gjë është e madhe, dhe në qoftë se shkakton të qeshura. Përgjegjësia e atyre që i vunë ata për të bërë këtë gjë është edhe më e madhe».

Nga ana e tyre, gazetarët argumentojnë se thjesht kanë bërë detyrën e tyre, duke ndjekur misionin grek dhe mohojnë se ishin të maskuar.