Dy muzeume greke janë në listën e nominimeve për çmimin «Muzeu Evropian i Vitit».

Bëhet fjalë për Muzeun Arkeologjik të Eléfthernas në Kretë dhe Muzeun e Teknologjisë së Lashtë Greke «Kósta Kotsaná» në Athinë.

U bënë vizita në qindra muzeume në 40 vende të Evropës dhe u bënë kontrolle sekrete në mjediset e tyre. Askush nuk e dinte identitetin e tyre, por as dhe që hartuan listën e nominimeve për çmimin «Muzeu Europian i Vitit».

Anëtarët e Komisionit Europian të Vlerësimit veçuan dy muzeume greke, kandidate për çmimin e këtij viti. Muzeu Arkeologjik i Elefthernas në Kretë dhe Muzeu i Teknologjisë së Lashtë Greke «Kósta Kotsaná» në Athinë.

Origjinaliteti i muzeut arkeologjik i Elefthernas konsiston në faktin se objektet e ekspozitës së përhershme ripërtërihen periodikisht nga zbulimet e reja, por dhe më të vjetra të gërmimeve.

Inxhinieri Kóstas Kotsanás për më shumë se 30 vjet studion burimet e letërsisë së lashtë greke dhe me një ekip shkencor bën kopje të sakta të pajisjeve dhe shpikjeve që përdornin grekët e lashtë. Muzeu i Teknologjisë së lashtë greke, që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Pindárou dhe Akadimías në Athínë, funksionon vetëm një vit.

Të dy muzetë greke pretendojnë titullin e nderuar «Muzeu Europian i Vitit» së bashku me 78 muze të tjerë në Evropë. Rezultatet e konkursit do të njoftohen në Maj të vitit 2019.