Dokumentari me temë mjedisin me titullin «EGEO – Deti për mua», i regjisorëve Víkys Markoléfa dhe Bastian Fischer u vlerësua në kategorinë e Filmit më të mirë Ndërkombëtar me metrazh të shkurtër, me rastin e përvjetorit të festivalit ndërkombëtar GEO FILM FESTIVAL në Itali.

Festivali u zhvillua on line në internet.

Bëhet fjalë për një përshkrim rreth marrëdhënies së njeriut me detin, duke pasur në epiqendër Cyclades dhe për herë të parë u shfaq në Greqi në Prill të vitit 2018. Që atëherë, ecuria e tij është i mrekullueshëm me shfaqje dhe çmime në festivalet greke dhe ndërkombëtare.

«EGEO ynë na fton të rishikojmë marrëdhënien tonë me detin, këtë burim të paçmueshëm të jetës, që sot më tepër se kurrë rrezikohet», deklarojnë të dy regjisorët, të cilët janë dhe producentë të filmit.

«EGEO – Deti për mua» është një dokumentar i Mind the Bump në bashkëpunim me Fondacionin Publik Ath. Laskaridis dhe MEDASSET (Shoqata Mesdhetare për Shpëtimin e Breshkave të Detit). Organizohet nën kujdesin e Bashkive të Sikinos, Serifos, Kimolos dhe Folegandros.

Ky dokumentar është nderuar me çmime edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarit në Ieraptera të Kretës, në Short Cuts Film Festival të Serbisë dhe në Festivalin Ndërkombëtar «Cinema and You» të Ukrainës.