Muzeu i Artit Cikladik pas 3 ekspozitash të suksesshme bashkëpunon përsëri me Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, duke organizuar ekspozitën me titull «Archaiolatreía dhe Filellinismós.

Është fjala për koleksionin e Thanási dhe Marínas Martínou», me rastin e 200 vjetorit të Kryengritjes Greke të vitit 1821.

Ekspozita që është hapur në ambientin «Arti & Kultura» në pjesën e Aeroportit ku vijnë udhëtarët, filloi në 16 Dhjetor të vitit 2020, do të vazhdojë deri më 30 Prill 2021 dhe është e vetmja ekspozitë që paraqitet këtë moment në Athinë, për shkak të masave kufizuese!

Pamja panoramike që paraqitet në ambjentin ekspozues të Aeroportit, është kopje e një letre-muri panoramike, që është shtypur në Francë në vitin 1828. Në të paraqiten përshkrime me vende të famshme antike greke (Thermopyles, Delphi, Mali Parnassos) si dhe skena nga betejat e grekëve në vitet (1821-1828) për çlirimin nga zgjedha turke.

Kryengritja greke e vitit 1821shkaktoi mbështetjen e botës perëndimore dhe u transformua në një lëvizje «Në favor të Grekëve» që u quajt Philhellenizëm. Vlerësimi shumë i madh i veprave të lashta greke nga evropianët përbën lidhjen shumëvjeçare midis Greqisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Gjatë kryengritjes, ky vlerësim u kthye në filhelenizëm dhe u pasqyrua në veprat e artit Evropian. Pas krijimit të shtetit grek u adoptua nga artistët neoklasikë grekë, me synimin për të nxjerrë në pah vazhdimësinë e pathyeshme të trashëgimisë së lashtë Greke.

Veprat janë nga Koleksioni Thanasi dhe Marina Martinou, një Galeri unike Filhelene e veprave evropiane të shekullit të 19-të dhe Neoklasicizmit Grek, që shfaqen për herë të parë në publik dhe paraqiten pranë antikiteteve të rëndësishme nga muzetë e mëdhenj të Greqisë dhe Italisë.