Lindur në Kretë – ndikuar shumë nga tradita dhe stili pas-Bizantin – El Greco studioi në Itali dhe u bë shumë i njohur në Spanjë, duke përfaqësuar lëvizshmërinë ndërkulturore, që karakterizon gjithnjë kulturën dhe historinë Greke.

Domínikos Theotokópoulos – El Greco – kishte virtytin e rallë të lëvizë me mjeshtëri midis rrymave të ndryshme të artit, siç janë Rilindja dhe Epoka e Artë Spanjolle.

Një ekspozitë e re në Grand Palais në Paris, e cila mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos (ISN), është ekspozita e parë e madhe e artistit në Francë. Vepra e tij paraqitet si një produkt i ndikimeve të ndryshme gjeografike, i cili ndërthur mjeshtërinë e Rilindjes me estetikën moderne.

Në përshkrimin e muzeut për ekspozitën theksohet, se El Greco përfshin në veprat e tij «ngjyrën e Tizianos (Tiziano Vecellio ose Vecelli, piktor italian i Rilindjes), guximin e Tintorettos (emri i vërtetë Jacopo Robusti ose sipas studimeve më të reja Jacopo Comin, piktor i rëndësishëm i shkollës Veneciane dhe stilin heroik të Michelangelos (Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni, i njohur më mirë si Michael Angelos, skulptor italian, piktor, arkitekt dhe poet i Rilindjes)».

Për organizimin e ekspozitës, që funksionon nga data 16 Tetor i vitit 2019 dhe do të vazhdojë deri më 10 Shkurt të vitit 2020, bashkëpunuan organizata të rëndësishme në Evropë dhe SHBA: Instituti i Artit i Chicagos, Muzeu i Luvrit dhe Réunion Des Musées Nationaux – Grand Palais, duke simbolizuar një version modern të helenizmit: shkëmbimin e ideve, traditave dhe përvojave që shtrihen përtej kufijve ndërkombëtarë dhe do të japë mundësinë për qindra – mijra njerëz të mësojnë dhe të frymëzohen nga arti.

Fondacioni Stávros Niárchos (ISN) shpreson të mbështesë ekspozita të rëndësishme, që studiojnë trashëgiminë kulturore dhe nxjerrin në pah rëndësinë e artit, veçanërisht në Francë, në institucione të tilla si Muzeu i Louvrit dhe Institut du Monde Arabe.

Fondacioni e konsideron jetike përmirësimin e ofrimit të publikut me artet, pasi ato na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten dhe të vijmë në kontakt me njerëz të ndryshëm.