Turqia duhet të respektojë Traktatin e Lozanës theksojnë burime diplomatike greke, duke komentuar deklaratat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili vuri në dyshim Traktatin e Lozanës, duke e karakterizuar atë «të dëmshëm» për interesat e vendit të tij.

Sipas të njëjtave burime diplomatike, Traktati dhe e gjithë e drejta ndërkombëtare është një realitet në botën e civilizuar, të cilin askush – as Ankaraja – nuk mund të mohojë, sado e dhimbshme që mund të duket për ata.

Reagimin e menjëhershëm të ministrisë së Punëve të Jashtme për deklaratat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kërkoi deputetja e Demokracisë së Re, përgjegjëse për Çështjet e Jashtme e të Mbrojtjes, Dóra Bakogiánni.

«Dehja» e z.Erdoğan nga fitorja e tij kundër grushtit të shtetit, nuk është një justifikim për deklaratat e tij të paarsyeshme dhe jokonvencionale, thotë PASOK-u.

Për deklarata të rrezikshme dhe provokuese, foli Partia Komuniste Greke.

Z.Erdoğani ndjen nevojën për të rritur moralin e disa qarqeve të vendit, duke krijuar tension me Greqinë, komenton POTAMI.

Mbledhjen e Këshillit të Politikës së kërkoi Bashkimi i Qendrës.