Fillojnë sot takimet e stafit ekonomik me krerët e institucioneve, për vlerësimin e ecurisë së ekonomisë greke, në kuadrin e monitorimit pas memorandumeve.

Takimet do të mbahen në ndërtesën e ministrisë së Drejtësisë dhe diskutimi i parë do të jetë për çështjet financiare.

Gjithashtu, do të shqyrtohet dhe çështja e privatizimeve si dhe vendosja e sekretarëve të përgjithshëm në sektorin publik, të cilat janë ndër veprimet, që qeveria duhet të zbatojë menjëherë.

Përfaqësuesit e institucioneve do të qëndrojnë në Athinë deri në datën 25 Janar.