Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimin në Greqi paraqiti shefja e tij e ekonomisë, Gita Gopinath në kuadrin e raportit të Fondit për Perspektivat Ekonomike Botërore (World Economic Outlook).

Sipas ekonomistëve të FMN-së, ekonomia greke do të ketë një rritje 2% këtë vit dhe 2,2% në vitin 2020. Këto parashikime janë pak më të ulëta për këtë vit, pasi parashikimi fillestar ishte për një rritje ekonomike 2,4% në vitin 2019.

Fondi Monetar Ndërkombëtar sa i përket inflacionit në Greqi, parashikon 0,6% për këtë vit dhe do të rritet rreth 0,3% në vitin 2020. Gjithashtu në raport vlerësohet se do të ketë një rënie më të shpejtë të papunësisë, duke e vendosur atë në 17,8% për vitin 2019 dhe 16,8% për vitin 2020.