Askush nuk mund të vejë në dyshim se Demokracia Përfaqësuese, sot rrezikohet jo vetëm në vendet e pazhvilluara ose në zhvillim, por dhe në vende shumë të zhvilluara, theksoi Presidenti i Republikës, Prokópis Pavlópulos dje në fjalimin e tij, gjatë çeljes së punimeve të Forumit të 4 Vjetor «Αthens Democracy Forum» me temë «Religion, Migration Power and Money», në Pallatin Presidencial.

Despotizmi qeveritar, dominimi i fuqisë ekonomike mbi atë institucionale n dhe ecuria dekadente e Shtetit të Drejtësisë Sociale, sipas kreut të shtetit, janë rreziqet më minuese për Demokracinë në ditët tona.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ish kryeministri i Italisë, Mario Monti, ekonomisti nobelist Paul Krugman, shumë ministra, deputetë, akademikë, gjyqtarë, biznesmenë etj.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e gazetës amerikane New York Times.