Vazhdon operacioni për shpëtimin e emigrantëve, pas fundosjes të varkës dje 12 milje në lindje të Siteías në ishullin e Kretës.

Sipas autoriteteve portuale janë shpëtuar 57 emigrantë dhe refugjatë, ndërsa 2 fëmijë dhe një grua u gjetën të mbytur.

Varka që transportonte emigrantët dhe refugjatët nuk dihet se nga ku filloi lundrimin dhe cili ishte destinacioni i saj.

Ministri i Marinës Tregtare dhe Politikës Ishullore, Giánnis Plakiotákis porsa u informua për incidentin, shkoi menjëherë në Qendrën e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit, ku dha urdhër të vihen në dispozicion të gjitha mjetet e duhura për të ndihmuar operacionin në këtë zonë.