Sipas njoftimit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit u konfirmuan 1121 raste të reja me covid-19, 523 prej tyre u konfirmuan në Attikë dhe 144 në Selanik. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar nga koronavirusi në Greqi tashmë është 173.905, nga të cilat 51.8% janë burra.

Gjithashtu 29 persona humbën jetën nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave gjithsej në 6181, ndërsa 95.6% kishte një sëmundje kronike ose ishte mbi 70 vjeç.

309 pacientë kurohen në klinikat e terapisë intensive. Mosha mesatare e tyre është mbi 70 vjeç dhe 87,4% kanë një sëmundje ose janë mbi 70 vjeç. 1231 pacientë kanë dalë nga spitali që nga fillimi i pandemisë.