Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu, shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes të bashkëpunimit në fushën e turizmit nga ministrat kompetentë të Greqisë dhe Izraelit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas kontakteve të tyre, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u referua veçanërisht në marrëveshjen për të ashtuquajturën «pasaporta e gjelbër», që do të bëjë të mundur për udhëtarët nga Izraeli, pas heqjes së ndalimit të fluturimeve, të udhëtojnë pa kufizime në Greqi.

«Dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ne.Eshtë i mirë për vendet tona,por është i mirë dhe për të gjithë rajonin», theksoi z.Netanyahu.

Në marrëveshjen përkatëse për një bashkëpunim të zgjeruar dhe më sistematik midis Greqisë dhe Izraelit në fushën e turizmit, që ka nënshkruar ministri i Turizmit Haris Theoharis me homologen e tij izraelite, Orit Farkash-Hacohen më 8 Shkurt parashikohet bashkëpunimi institucional midis të dy vendeve, në shkëmbimin e informacioneve dhe njohurive teknologjike, në investimet turistike, në promovimin e turizmit, në inovacionin turistik dhe dixhitalizimin, në specializimin profesional turistik si dhe në veprimet e koordinuara të Greqisë dhe Izraelit gjatë përfaqësimit të tyre në organizatat ndërkombëtare. Kjo marëveshje fillimisht do të jetë pesë vjet.