Greqia me një prezencë dinamike merrë pjesë për të shtatën herë radhazi në ekspozitën ndërkombëtare – GSMA Mobile World Congress – një nga ekspozitat më të mëdha në botë për industrinë mobile dhe telekomunikacioneve në botë, që zhvillohet në Barcelonë nga data 26 Shkurt deri më 1 Mars 2019.

37 kompani greke marrin pjesë në këtë ekspozitë, ku vendi ynë merr pjesë me dy pavione: si në ekspozitën kryesore dhe në seksionin me start-ups (biznese të reja).

Ministri për Politikën Dixhitale, Telekomunikacionet dhe Informacionin Níkos Pappás, në një postim të tij në Twitter, thotë se prezenca dinamike e Greqisë në ekspozitën ndërkombëtare të telekomunikacioneve – GSMA Mobile World Congress – është një shenjë e qartë, se vendi po rimëkëmbet në drejtim të vlerësimit dhe zgjerimit të mundësive që japin teknologjitë e reja.