Greqia do të jetë në qendrën e diskutimeve të Samitit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të mbahet në fillim të Tetorit në Uashington, siç tha zëdhënësi i FMN-së, Jerry Rice, gjatë një informacioni të rregullt të Fondit.

Përfaqësuesi i Shtypit i Fondit Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje se misioni i Fondit që ndodhet në Athinë, do të mbetet dhe javën e ardhshme, për të përfunduar kontrollin e e rregullt të ekonomisë greke, i cili zhvillohet në kuadrin e nenit 4 dhe nuk ka lidhje me procedurën e vlerësimit në kuadër të programit të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM).