Sot është një ditë e vështirë për lëvizjen e qytetarëve të Athinës, pasi punonjësit në mjetet e transportit publik marrin pjesë në grevën 24 orëshe, që ka shpallur për sot Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE) si dhe Qendra e punonjësve të Athinës.

Në grevën 24-orëshe marrin pjesë dhe punonjësit në Metro, tramvaj, trenin elektrik dhe trolejbusët.

Në të njëjtën kohë, nuk do të kryhen itineraret e trenit periferik (proastiako) dhe të trenave të linjave hekurudhore, për shkak të pjesëmarrjes së Federatës Panhelenike të Hekurudhave në grevën e sotme.

Edhe tragetet nuk do të bëjnë asnjë itinerar deri në orën 12:00 pas mesnatës për shkak të pjesëmarrjes së Federatës Panhelenike Detare në grevë.

Në grevën e sotme merrë pjesë dhe Federata Kombëtare e Shoqatave të Personelit në Radio-Televizionet Greke (POSPERT), e cila në njoftimin e saj ju bën thirrje punonjësve të Radio-Televizionit publik ERT, të protestojnë kundër masave anti-popullore të qeverisë, për të siguruar stabilitetin, dinjitetin dhe barazinë në një mjedis të qetë dhe të drejtë të punës.