Nxënësit dhe mësuesit u kthyen sot në shkolla, por në një realitet të ri.

Maska është e detyrueshme për të gjithë, ndërsa mungesa do të marrin nxënësit që nuk i venë ato.

Në ceremoninë e hapjes së shkollës së vetme në Kastelorizo ishte e pranishme presidentja e Republikës, Katerína Sakellaropoúlou e cila tha: «Me përdorimin e përditshëm, maska do të bëhet një zakon. Jo vetëm që mbroni veten, shokët dhe familjen tuaj, por tregoni se jeni një pjestar i përgjegjshëm i komunitetit».

«Kthehemi në bangat e shkollës duke respektuar masat, duke dëgjuar mësuesit dhe profesorët tanë, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve. Do të marrim pjesë në mësime të sigurt», thekson në mesazhin e saj ministrja e Arsimit Niki Kerameos.

Në të njëjtën kohë, shqetësim shkakton rritja e rasteve të infektuar nga koronavirusi, i cili vazhdon të jetë tre shifror, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 207 dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Attikë, ndërsa 54 pacientë janë të shtruar në reanimacion për terapi intensive.