Sot pasdite hapet platforma e takimeve të vaksinimit ndaj covid-19, pasi nga data 20 Janar fillon faza e dytë e vaksinimit të qytetarëve mbi 85 vjeç, sipas programit të përparësisë së Komitetit Kombëtar të Vaksinimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Administratës Publike, Dimítris Anagnostópoulos tha në televizionin publik ERT, se takimet do të bëhen përmes platformës elektronike emvolio.gov.gr ose me SMS, ndërsa ata që nuk kanë mundësi përmes platformës mund të kontaktojnë me farmacitë ose me Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve (KEP) për vaksinimin e tyre.

Vlerësohet se do të vaksinohen më shumë se 100.000 persona të moshës mbi 85 vjeç.