Festivali i Filmit Grek – Hellas Film Box Berlin për të pestën vit radhazi zhvillohet në Berlin nga data 15 Janar deri më 19 Janar, në kinemanë Babylon, ku do të shfaqen dhjetëra filma artistikë dhe dokumentarë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër.

Festivali filloi si një ide 5 vjet më parë, në një periudhë kur mediat e Gjermanisë paraqisnin një imazh negativ të Greqisë, duke dashur që admiruesit berlindez të filmit të vijnë në kontakt me kinematografinë bashkëkohore greke.

Seksioni zyrtar konkurues «Emerging Greeks Competition» përfshin filma artistikë nga regjisorë të filmit me metrazh të gjatë dhe organizohet për të dytin vit. Qëllimi i programit është të sjellë në kontakt krijuesit e rinj me publikun gjerman, shtypin dhe Jurinë e profesionistëve, por dhe të paraqesë frymën e re të krijimit që lind në Greqi.

Filmat e programit janë: Holy Boom (María Láfi), Meltem (Vasíli Dogáni që bën premierën e tij në Gjermani), Persefoni (Kósta Athousáki), Skopofilía (Natalía Lampropoúlou & Iléktra Angeletopoúlou), The Waiter (Stiv Krikrí) dhe Zizotek (Vardí Marináki), (premiérë gjermane).

Përpara filmit The Waiter, në datën 17 Janar në mbrëmje do të shfaqet filmi i ri me metrazh të shkurtër i Giórgo Lánthimo «Nimic» me aktorët Mat Dílon dhe Dáfni Patakiá.