Në ditën e 47 vjetorit të kryengritjes së studentëve të Politeknikumit, ndodhën incidente në Athinë, por dhe në qytete të tjera të mëdha,si në Selanik, Patra, Janinë dhe Rethimno.Policia bëri dhjetëra arrestime për shkelje të ndalimit të aktiviteteve masive.

«Një orgji autoritarizmi qeveritar, dhune policore dhe shtypje», denoncon Partia Komuniste e Greqisë në një
njoftim të saj, duke theksuar se «qeveria ka përgjegjësi historike dhe kriminale».

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit theksoi se nuk u ndaluan aktivitetet politike, u ndaluan marshimet dhe tubimet.