Josep Borrell: Shqetësim serioz për memorandumin Ankara-Tripoli

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështje të Politikës së Jashtme, Josep Borrell shprehu «solaritetin» dhe «mbështetjen» e BE-së për Greqinë dhe Qipron.

«Eshtë e qartë se ky dokument është një shqetësim serioz. Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Greqinë dhe Qipron» tha z.Borrell gjatë një konference për shtyp, që dha pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

I pyetur për këtë, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së theksoi gjithashtu se marrëveshja u bë e njohur në Bruksel «shumë vonë» dhe se autoritetet evropiane aktualisht po e «shqyrtojnë» atë.

«Në diskutimin e sotëm që u zhvillua në nivel politik, u bë e qartë se marrëveshja është problematike për disa vende dhe konkretisht për Greqinë dhe Qipron sa i përket ujërave territoriale» tha ai, duke shtuar se «mund të shkaktojë probleme në ishujt grekë».

Z.Borell përsëriti qëndrimin e Komisionit se «çdo marrëveshje duhet të respektojë të Drejtën Ndërkombëtare».