Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e Këshillit të Ministrave tha se «hapim aktivitetet kur ulet numri i rasteve me covid dhe i kufizojmë ato kur rriten përsëri».

Kreu i qeverisë shpjegoi politikën e qeverisë për menaxhimin e pandemisë, duke argumentuar se bëhen ndërhyrje kur dhe ku është e nevojshme sipas treguesve epidemiologjikë – dhe duke lënë kështu të hapur mundësinë e marrjes së masave të reja, nëse ka përkeqësim.

«Domethënë, nuk është një politikë që bazohet në atë duke parë e duke bërë, por është pikërisht e kundërta» theksoi z.Mitsotakis, duke shprehu kënaqësinë e tij për qëndrimin dinamik që mban Komisioni Evropian në negociatat për dorëzimin e vaksinave.

Sipas kryeministrit, «megjithë problemet në dorëzimin e vaksinave kudo në Evropë, në Greqi janë vaksinuar më shumë se 220.000 qytetarë dhe më konkretisht 221.206» dhe «më shumë se 700.000 qytetarë kanë mbyllur datën e vaksinimit të tyre».

Gjithashtu, tha se «sa më shumë vaksina vijnë në vendin tonë, aq më shumë do të vaksinohen», duke venë në dukje se Greqia dhe Kanadaja janë ndër vendet që sot kanë një statistikë shumë pozitive në këtë drejtim.