Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Abu Dhabi, për forcimin e marrëdhënieve të Greqisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në kuadrin e vizitës së kryeministrit në Abu Dhabi, do të nënshkruhet Deklarata e Marëdhënies së Partneritetit Strategjik si dhe marrëveshja e Bashkëpunimit në fushat e Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes.

Kreu i qeverisë greke do të ketë sot një takim me pasardhësin e fronit, Sheik Mohammed Bin Zayed Al Nahyan dhe në vazhdim do të zhvillohen bisedime të zgjeruara të dy delegacioneve me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme Niko Dendia, i Zhvillimit dhe Investimeve Adoni Georgiadi dhe zëvendës ministri i Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike, Kosta Frangogianni.

Në një postim të tij në Twitter, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias e karakterizon vizitën historike dhe thekson: «Ndodhemi këtu për të forcuar marrëdhënien e partneritetit strategjik dypalësh dhe për të përparuar paqen dhe stabilitetin në rajon».