Kryeministri grek,Kyriakos Mitsotakis mesazhoi në Samitin trepalëshe Qipro-Greqi-Egjipt, që u zhvillua në Nikosia se, «Turqia imagjinon praktika perandorake, me veprime agresive që nga Siria deri në Libi, nga Somalia deri në Qipro, nga Egjeu deri në Kaukaz dhe harta arbitrare, memorandume të pavlefshme dhe ligje të brendshme për çështje, të cilat zgjidhen me rregulla ndërkombëtare».

Z.Mitsotakis përsëriti gjithashtu kërkesën e Greqisë për vendosjen e një embargo evropiane në shitjen e armëve kundër Turqisë.

Në deklaratën e përbashkët të tre udhëheqësit – presidenti i Republikës së Qipros, Níkos Anastasiádis, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis – dënojnë operacionet turke në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe mbështesin dialogun të bazuar në respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare.

Gjithashtu,përsëritin mbështetjen e plotë të tyre në përpjekjet e qeverisë së Republikës së Qipros, për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të Qipros në bazë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare dhe dënojnë veprimet e Turqisë në Varosia të Qipros.