Një mbishkrim (Graffiti) shumë i madh në murin e një pallati në zonën e Athinës, Metaksourgeio emocionon vizitorët pasi përshkruan një vajzë me librat e saj.

Ky mbishkrim (Graffiti) është i artistit Simple G, i cili studion në Shkollën e Arteve të Bukura dhe është i pasionuar në artin e rrugës (street art). Krijimi i tij në Metaksourgeio lë përshtypjet më të mira për ngjyrat që ai përdor, por dhe për estetikën e tij.

Me titullin «Kaq shumë libra, kaq pak kohë» krijuesi i tij SimpleG vendosi të prekë – me këtë vepër të tij të bukur – një nga problemet më të mëdha të kohës, vartësinë e të rinjve dhe jo vetëm të tyre nga interneti, nga i cili nënvlerësohet «magjia» e librave.

Kjo vepër u krijua gjatë festivalit Parisi i vogël i Athinës (Petit Paris d’Athènes 2019), ku Athina për disa ditë të kujtonte Parisin.

Rikujtojmë, se për të shtatin vit me radhë ky festival 10-ditor i artit dhe kulturës u zhvillua në qendër të Athinës dhe kanë marrë pjesë më shumë se 500 artistë, krijues dhe njerëz të artit nga Greqia dhe jashtë saj, në shumë ambiente të zgjedhura si (teatër, skena muzikore- bistro, galeri, sheshe, konservatorë, shkolla, ndërtesa neoklasike-historike, hotele dhe vende të tjera alternative) duke filluar nga sheshi Omonia e deri në stacionin e autobuzëve të Larissas dhe Peloponezit, Metaksourgeío, Ágio Pávlo dhe sheshi Viktorías, ku shumë rrugë kanë emra francezë dhe kanë qenë prej kohësh një pikë takimi e qytetërimit të Athinës, traditës popullore greke, emigrantëve, udhëtarëve dhe vizitorëve.