Me një fluturim të posaçëm të kompanisë Air China, mbërriti sot në mëngjes në aeroportin “Elefthérios Venizélos” një material sanitar prej 10 tonësh, me maska mbrojtëse mjekësore, syze, doreza dhe mbulesa për këpucë, sipas një informimi të Ambasadës kineze.

Materiali u dorëzua nga ambasadorja e Kinës në Greqi, Chang Chiyue, në ekipin qeveritar të kryesuar nga ministri i Shtetit Giórgo Gerapetríti dhe ministri i Shëndetësisë , Vasíli Kikília i cili shprehu mirënjohjen e vendit tonë për qeverinë kineze dhe theksoi se përballë mungesës globale të këtyre mallrave, ky dhurim është një mbështetje shumë e madhe në betejën për pajisjet spitalore.