Në Athinë do të ndodhet sot Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike Pierre Moscovici.

Z.Moscovici do të ketë sot një takim me Presidentin e Republikës, Prokópis Pavlópoulos, ndërsa më parë do të takohet me kryeministrin Aleksi Tsipra dhe pas këtij takimi do të ketë deklarata të shkurtra për shtyp.

Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike do të ketë bisedime me stafin ekonomik të qeverisë mbi zhvillimet në ekonomi disa muaj pas përfundimit të memorandumeve dhe më konkretisht me zëvendës kryeministrin dhe ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Giánni Dragasáki, ministren e Punës dhe Sigurimeve e Solidaritetit Social, Éfi Achtsióglou, ministrin e Financave, Efkleídi Tsakalóto dhe ministrin e Mjedisit dhe Energjisë, Giórgo Statháki..

Gjithashtu, Pierre Moscovici do të mbajë dhe një fjalim në Dhomën Tregtare Greko-Franceze.