Rritje më të lartë për ekonominë Greke në vitin 2019 dhe 2020 parashikon Komisioni Evropian, në momentin që vazhdon tendenca në rënie e rendimentit të bonove Greke.

«Mendoj se vizita e fundit e misionit tonë do të përfundojë me një raport pozitiv dhe kjo do t’i hapë rrugë Eurogrupit, për të marrë në muajin Qershor të këtij viti, një vendim pozitiv mbi mundësinë që Greqia të përdorë fitimet e obligacioneve të saj për të investuar», deklaroi Komisioneri Evropian për Çështje Ekonomike Paulo Gentiloni, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Sipas parashikimeve të reja të Komisionit, në vitin 2019 rritja ekonomike llogaritet në 2,2% dhe do të arrijë në 2,4% në vitin 2020, me kushtin se Greqia do të vazhdojë reformat.