Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pati dje një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë së cilës u diskutua për uljen e tensionit në rajonin e Mesdheut Lindor pas largimit të anijes kërkimore Oruç Reis.

«NATO është një platformë e rëndësishme për dialog midis Aleatëve. Situata duhet të zgjidhet në frymën e solidaritetit aleat dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare», thekson Jens Stoltenberg në postimin e tij në twitter.

Gjithashtu, vë në dukje se biseda me kryeministrin grek kishte të bënte me situatën në Mesdheun Lindor dhe bisedimet për uljen e tensionit që zhvillohen në NATO.

Nga ana e tij, kryeministri grek theksoi se marrëveshja për rinisjen e kontakteve midis Greqisë dhe Turqisë është një hap pozitiv i afrimit, por «ndërkohë duhet vazhdimësi dhe konsekuencë në uljen e tensionit dhe është e nevojshme të ndalohen provokimet në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros.