Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalimit të tij në telekonferencën e udhëheqësve të Bashkimit Evropian për trajtimin e pandemisë, vuri në dukje nevojën, që të arrihet një koordinim sa më i mirë midis shteteve të BE-së në valën e dytë të pandemisë dhe në testet diagnostike, kryesisht për rapid tests.

Kreu i qeverisë theksoi se Greqia, si të gjitha vendet po përballet me një situatë që vazhdimisht ndryshon. Për këtë arsye, plotësoi ai, çdo hapje në ekonomitë evropiane në prag të festave të Krishtlindjeve duhet të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes.

Kryeministri theksoi se masat për mbështetjen e ekonomive evropiane duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2021.

Gjithashtu, informoi se Greqia është një nga vendet e para që paraqitën draftin për përdorimin e burimeve komunitare të Fondit të Rimëkëmbjes.

Njëkohësisht, shprehu shqetësimin e tij për vështirësitë që kanë dalë në miratimin përfundimtar të planit, për të cilin ishte rënë dakord në verë.