Vendimi i qeverisë për të rekuizuar prona dhe sipërfaqe tokësore në ishujt Ko, Chío, Lésvo, Sámo dhe Léro me një akt legjislativ, në mënyrë që të krijohen struktura të mbyllura e të kontrolluara për emigrantët, ka shkaktuar kundërshtime të mëdha si në shoqëritë lokale dhe në partitë politike të vendit.

Refugjatët dhe emigrantët e rinj do të qëndrojnë në struktura të mbyllura për të lehtësuar procesin e identifikimit dhe azilit. Nëse do të konfirmohen shkelje të ligjit dhe mos respektim i rregullave të mikpritjes, do të vijojë procesi i kthimit të tyre.

Ministri për Emigracionin dhe Azilin, Nótis Mitarákis njoftoi se ndërtimi i strukturave të mbyllura do të fillojë në muajin Mars, në mënyrë që ato të funksionojnë në verë dhe theksoi se strukturat e reja do të jenë të sigurta dhe autonome nga ana mjekësore.

Z.Mitarákis shpjegoi se rekuizimi i sipërfaqeve të tokës do të jetë për tre vjet dhe pronarët e tyre do të marrin pagesa qiraje.

Opozita shprehu kundërshtimin e saj të fortë dhe akuzoi qeverinë për masa joefektive dhe të rrezikshme.