Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Ankarasë, disa orë para fillimit të Samitit të Lartë, i cili zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel.

Kreu i qeverisë theksoi se erdhi koha e diplomacisë dhe i bëri thirrje vendit fqinj, të tregojë në praktikë nëse dëshiron uljen e tensionit dhe dialogun.

Qeveria greke kërkon nga vendi fqinj të tregojë konkretisht, nëse dëshiron ulje të tensionit dhe dialog, përndryshe të vendosen sanksionet dhe këmbëngul se i vetmi objekt i dialogut është caktimi i zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor, siç theksoi z.Mitsotakis.

Evropianët do të përdorin të gjitha mjetet për përparimin e interesave të komunitetit,referoi një burim evropian në Bruksel,duke theksuar se BE është në solidaritet të plotë me Greqinë dhe Qipron dhe përsëriti se Turqia “duhet të ndalojë shpimet” në rajonin e Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros.

Në Samitin e Lartë, i cili fillon në mesditë, gjithashtu do të diskutohet për marrëdhëniet e BE-së me Kinën, për situatën në Bjellorusi dhe krizën në Nagorno-Karabah dhe kthimin në një funksionim të plotë të tregut të përbashkët pas pandemisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Para fillimit të Samitit, kryeministri do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen.