Kryeministri Kyriakos Mitsotakis duke folur në agjencinë Reuters, u referua në çështjen e negociatave të BE-së për blerjen e vaksinave, duke venë në dukje se vendet më të vogla të Bashkimit do të ishin përballur me probleme serioze, nëse do të duhej që të negocionin vetë.

Kreu i qeverisë greke duke folur për kritikat ndaj Komisionit Europian në lidhje me vonesat në shpërndarjen e vaksinave, theksoi se strategjia që ndoqi BE-ja ishte e drejtë.

Komisioni është kritikuar ashpër për trajtimin e tij në strategjinë e vaksinimit dhe për një dyluftim katastrofik me kompaninë farmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca, përkatësisht mbi kontratën për furnizimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Ndërkohë, z.Mitsotakis mbrojti vendimin për tregun qendror të vaksinave, duke e përshkruar «të drejtë».

«Unë mund t’ju them si një vend i vogël, nuk do të doja të negocioja i vetëm me kompanitë e mëdha farmaceutike. Jam i kënaqur që Evropa negocioi në përgjithësi. Padyshim që kishte probleme, por le të mos e humbasim imazhin e madh», tha kryeministri në agjencinë Reuters.

Kryeministri grek gjithashtu tha se është mjaft i kënaqur me menaxhimin e përgjithshëm të pandemisë në Greqi, e cila ka pasur më pak raste dhe vdekje në krahasim me shumë vende të tjera të BE-së, pavarësisht nga përkeqësimi i fundit.