Kryeministri Kyriákos Mitsotákis dërgoi një mesazh të ri televiziv
për unitet, disiplinë dhe përgjegjshmëri.

Gjithashtu, theksoi se tashmë vështirësitë janë përpara nesh.
Kemi marrë masa drastike më herët se vendet e tjera, për të
kufizuar përhapjen e virusit, por ende nuk e dimë se sa efektive do
të jenë ato. .. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare edhe për
vendin tonë. Prandaj ju kërkoj të mos shkatërrojmë tani ato që
kemi ndërtuar periudhën e fundit.

Z. Mitsotakis përsëri u bëri thirrje qytetarëve të shmangin
lëvizjet e panevojshme, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizohen
kontaktet sociale.

Kreu i qeverisë bëri të qartë se dhurata e Pashkëve do të jepet
normalisht. Gjithashtu, do të jepet një shumë suplementare për
punonjësit në spitale dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile, që punojnë
ditë e natë, për shpëtimin e njerëzve.

«Sot ju njoftoj se Buxheti i Shtetit po rishikohet. Pra, përveç
fondit prej 3,8 miliard euro do të disponohen edhe 3 miliardë euro
më shumë për mbështetjen e ekonomisë nga buxheti i shtetit», tha
kryeministri.

«Dua të theksoj, edhe një herë, se askush në vendin tonë nuk do
të mbetet vetëm derisa të mbarojë kjo peripeci»,theksoi
kryeministri duke përfunduar mesazhin e tij televiziv.