Kryeministri Kyriákos Mitsotákis mesazhoi dje në televizion se grekët të bashkuar mund të evitojnë kërcënimin shëndetësor, duke theksuar masat drastike që merr qeveria për trajtimin e koronavirusit dhe mos përhapjen e tij.

Z.Mitsotakis u referua në emërimin e menjëhershëm të 2.000 mjekëve dhe infermierëve dhe karakterizoi si një detyrë sociale mbrojtjen e të moshuarve dhe grupin e popullsisë që preket më lehtë nga këto sëmundje.